Rusia nuk e ka pritur mirë vendimin për të dërguar tanke në mbështetje të Ukrainës kundër luftës ruse.

Zëdhënësja e Ministres së Jashtme ruse Maria Zakharova ka akuzuar SHBA-në se është ajo që po përfiton nga lufta, ndërsa ka theksuar se Europa duhet të zgjohet nga gjumi.

“Evropa duhet të zgjohet urgjentisht nga gjumi, mos harroni se Shtetet e Bashkuara kanë përfituar nga dy luftërat botërore të nisura nga vendet perëndimore. Mos bini pre e të njëjtit kurth”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: