Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi kontributin e trupave të Turqisë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë përforcimet pas trazirave të fundit në Veri.

Kujtojmë se Ministria turke e Mbrojtjes konfirmoi të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Përmes disa pamjeve të publikuara në rrjete sociale, autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Mediat në Kosovës, shkruajnë se sekretari i Përgjithshëm, gjithashtu uroi presidentin turk për rizgjedhjen e tij. Gjithashtu theksohet e Stoltenberg dhe Erdogan kanë diskutuar për mbështetjen për Ukrainën, punën për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen dhe luftën kundër terrorizmit.

Të dy krerët diskutuan gjithashtu ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO. Stoltenberg vuri në dukje se Stokholmi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, konkretë për të përmbushur kërkesat e Turqisë, duke përfshirë ndryshimin e Kushtetutës suedeze, përfundimin e embargos së armëve dhe rritjen e bashkëpunimit kundër terrorizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: