TIRANË

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme teksa ka qenë duke punuar në ndërtim. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës ‪17:55‬, në Marikaj, Vorë, ku 55-vjeçari D.Q., ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi, dhe dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: