Një ngjarje e rëndë është regjistruarnë orët e para të mëngjesit në spitalin e Elbasanit, ku një 3-vjeçare ka ndërruar jetë. Mësohet se i mituri, mjekohej prej 4 ditësh në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.

3-vjeçarja nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga Pneumonia bilaterale.

Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb