BRINDIZI / LECE

Guardia Di Finanza e Brindizit në bashkëpunim me Antimafian Italiane të Leces kanë përfunduar me sukses sot në mëngjes operacionin e quajtur “San Silvestro 2018”, që ka cuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh nga Shqipëria dhe Italia.

Të arrestuar kanë përfunduar gjithsej 9 persona, 5 janë lënë në burg e katër janë në “arrest shtëpie”.

Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë, të dyshuar se bënin lidhjen mes trafikantëve nga Durrësi në shtetin fqinj, raportojnë mediat italiane.

Gjithsej, autoritetet italiane kanë sekuestruar gati 6 ton lëndë narkotike, mes të cilave hashash, kokainë, heroinë, por edhe makina luksoze.

Në këtë operacion është bashkëpunuar edhe me autoritetet e portit të Durrësit dhe policinë shqiptare.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb