TIRANE- Ndërhyrjet përforcuese në Bazilikën Paleokristiane, në qytetin e Elbasanit, nuk kanë ngelur pa u vënë re, monitoruar, apo dhe inspektuar në të gjitha format nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Nga ngricat e kohëve të fundit në rrugicën jugore të bazilikës ka pasur një çedim të vogël i cili u sistemua menjëherë sapo u konstatua nga ana e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, e cila nga ana e sajë falenderoi Sektorin e Elbasanit për vëmendjen dhe efikasitetin në ndërhyrje, për mirëmbajtjen e këtij monumenti aq të çmuar për qytetin e Elbasanit dhe të gjithë vendin tonë.

Ndërkohë që minstria Kumbaro, vetëm 2 orë më parë në adresën e saj zyrtare në rrjetin social facebook, pasi ka shpërndarë edhe fotot që ilustrojnë gjëndjen e mëparshme të monumenit, edhe atë pas ndërhyrjes nga specialistët, i ka shoqëruar foto edhe me mesazhin e saj.

“Po! “Monumenti mirëmbahet gur gur, çdo dite, dhe pa u mburrur nga skuadrat e Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, që janë administratorët e trashegimisë në territor” shkruan Kombaro në këtë status, duke shtuar se “kjo është strategjia e re që zbatojmë tash një vit dhe qe jep çdo ditë rezultat si rrallë me parë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb