Pasi koncesioni për sterilizimin i dhënë me PPP nga qeberia do të hetohet nga SPAK, Berisha i është përgjigjur Ramës për deklaratën që bëri dje në Vlorë, ku mes rreshtash theksonte se deri ‘dje’ pacientëve u hapnin barkun me pinca të kohës shqiptaro- kineze.

Berisha e mohon diçka të tillë duke thënë se Rama është verbuar nga vjedhja e sterilizimit si dhe deklarata e tij ofendon qindar mjekë që kanë bërë dhjetra mijëra operacione shpëtimi.

Pikërisht deklarata e Ramës thumbonte kohën kur në qeveri ishte Sali Berisha. Qeveria i dha një koncesionari procesin e sterilizimit, dhe ishte parashikuar që për 10 vite qeveria t’i paguante koncesionarit 100 milion euro. Por vetëm në tre vitet e para pagesa arriti gati gjysëm e asaj çfarë ishte parashikuar.

Ishte Nisma Thurje e cila depozitoi pranë SPAK një kallëzim për koncesionin e sterilizimit vitin e kaluar ndërkohë nuk munguan edhe deklaratat e njëpasnjëshme nga opozita.

Në janar Prokuroria e Posaçme  SPAK filloi punën pikërisht nga ky kallëzim. Kjo bëri që ministrja e Shëndetësisë të ndryshojë kontratën duke e amenduar, dhe në një deklaratë tha se ky koncesion nuk përfshinte vetëm procesin e sterilizimit.

STATUSI I SALI BERISHËS

Vjedhja te ka degjeneruar me shume se psikoza dhe droga Edvin!

Barku nuk eshte hapur kurre me pinca por vjedhja me PPP e sterilizimit te ka verbuar syte e mendjes!

Miq, “Deri dje ua hapnin barkun me pinca”, kjo deklarate u be dje para mjekeve ne Vlore! Por jo ne spitalin e psiqiatrise nga nje skizofren i degraduar. Ajo nuk u be nga nje njeri injorant absolut qe sot nuk ekziston por kjo ishte deklarata e njeriut te degraduar ne shkalle ekstreme nga vjedhja, kreu i meduzes Edvin Kristaq Hajnia vetem e vetem per te justifikuar vjedhjen e tmerrshme qe beri me mikun e tij murator te parave te takspaguesve shqiptare me PPP e sterilizimit.

Te thuash se deri dje hapnin barkun me pinca, gje qe nuk ka ndodhur as ne kohen e Hipokratit dhe as xherrahve te mesjetes, do te thote ose je i semure psiqik i degraduar teresisht qe nuk dine se çfar flet ose je nje injorant absolut ose hajdut qe vjedhja te ka decerebruar( hequr trurin)plotesisht sepse njeri ne bote normal nje deklarate te tille nuk i lejon kurre vetes ta beje!

Me nje deklarate te tille per te justifikuar vjedhjen e tmerrshme ne kurriz te te semurve, Edvin Mafia fyen dhe poshteron jo vetem nje vend dhe nje popull, te cilet ai i urren vetem e vetem se i vjedh si perbindesh por fyen edhe qindra e qindra mjek kirurge qe ne dhjetra mijra operacione te tyre kane shpetuar dhjetra mijra jete! Vjedhja te ka hedhur trute e hajdutit. Rama zhduku! sb

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb