TIRANË
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndoqën nga afër procesin e vaksinimit të pedagogëve dhe mësuesve, në Tiranë.

Ndër të tjera, Manastirliu tregoi se 10 mijë dozat e vaksinës ruse, të mbërritura ditën e djeshme në Shqipëri do të përdoren për të moshuarit + 80 vjeç, në mënyrë që të mos mbetemi prapa me këtë kategori.

Gjithashtu shtoi se në ditët e para të prillit priten të mbërrijnë në Shqipëri doza të vaksinave Pfizer, si dhe janë në negociata me kompaninë AstraZeneca për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave.

“Dozat që mbërritën dje, do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve + 80 për të ndjekur planin e vaksinimit. Presim të na vijnë doza të tjera të Pfizerit në ditët e para të prillit. Presim nga COVAX një sasi tjetër të AstraZenecas deri në 60 mijë doza. Me të Kosovës thuajse kemi mbaruar, kemi dhe pak për të përmbyllur testimin mbi 500 dozash”, tha Manastirliu.
Mbi videon e publikuar nga kryeministri, theksohet se deri më tani në të gjithë vendin, janë vaksinuar 50 mijë persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb