Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 16 mijë e 132 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër Covid-19.

Qytetarët janë vaksinuar me dozat e vaksinës AstraZeneca. 24.000 doza të kësaj vaksine Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sonte nuk kishte datë se kur Kosova do të ketë vaksina të tjera. Vitia tha se ‘po negociojnë me kompanitë prodhuese”.

“Ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike”

“Deri tash janë vaksinuar 16 132 qytetarë”.

“Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb