Situata paraqitet e qëndrueshme në COVID1, ndonëse duke nisur nga dje ky spital do të trajtojë dhe rastet e urgjencave të Tiranës. Në një raportim live për ‘News24’, gazetari Erjon Skëndaj tha nga Infektivi se deri në 15 janar ky spital do ketë përsipër dhe rastet me covid që vijnë nga Tirana.

Mësohet se aktualisht para këtij spitali ndodhet 4 autoambulanca, të cilat presin deri në 20 minuta me pacientë brenda.

Ndërkohë, Skëndaj tha se deri më tani në COVID 1 janë ezaurua 80 % të shtretërve, nga 120 që ka në total, situatë e ngjashme dhe në COVID3. Mes të tjerash bëhet e ditur se dhe në Sanatorium fatmirësisht ka shtretër të lirë, ku nga 250, sot numërohen 208 shtrime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: