Aksi rrugor Panarit – Shtyllë në Bashkinë Korçë është bllokuar për shkak të reshjeve të borës. Në këtë aks bora shkon deri në 2 m në pjesë të caktuara. Sipas burimeve pranë Bashkisë Korçë, na bëhet e ditur se po punohet për hapjen e këtij aksi rrugor me disa mjete. Hapja pritet të kryhet brenda ditës së sotme.

Kjo zonë është gjithmonë shumë problematike pas reshjeve të borës, pasi në vitet e shkuara ka pasur dhe izolim të banorëve për shkak te motit.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes pak minuta me parë ka bërë thirrje që qytetarët të evitojnë lëvizjet për qëllime turistike në vende malore. Ndërkaq sinoptikanët kanë parashikuar që ditët në vazhdim të kenë shtim të reshjeve të dëborës dhe ulje të temperaturave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: