TIRANE

Federata Shqiptare e Futbollit i  është drejtuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama dhe ministrive të linjës në lidhje mundësinë e rikthimit të futbollit sa më shpejt në fushën e lojës. Pas shkresës së parë të datës 28 prill, që sipas FSHF ka mbetur pa përgjigje, kjo e fundit I ka dëruar autoriteteve shtetërore edhe protokollin mjekësor, që “Balkanweb” e publikoi pak ditë më parë.

“Përmes kësaj shkrese iu kërkojmë një grup punë të përbashkët për implimentimin e këtij protokolli. Ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe si dhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare”, lexohet në letrën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në kërkesën e parë, Federata kërkonte rinisjen e stërvitjes në 2 maj dhe ndeshjeve të kampionatit rreth datës 20 maj, po ky plan tashmë ka dështuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb