Liderët europianë janë pritur dje dhe janë përshëndetur nga një minikoncert me këngë e valle shqiptare para nisjes së samitit.

Një prej valleve që u performua në sheshin “Italia” ishte dhe “Vallja e Rugovës”, e njohur dhe e kënduar gjerësisht nga shqiptarët. Ndër të tjera teksti i kësaj kënge të njohur thotë “Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës, deri te Molla e Kuqe kufiri i Kosovës”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Liderë si Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Von der Leyen dhe emra të tjerë të njohur të politikës evropiane, kanë duartrokitur vallen e performuar me këngë shqiptare, madje Borrell shihet duke filmuar valltarët, teksa dhjetëra politikanë pjesëmarrës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, po rrinin bashkë për foton familjare. Presidentja e Kosovës duartroket e buzëqesh, ndërsa Vuçiç shfaqet indiferent, por sigurisht që kjo melodi është e njohur për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb