SHBA-Ajo, Phillys, vuan nga demenca dhe ka vështirësi për të kujtuar evenimentet e jetës së saj. Ai, Jack, ka një kujtesë të shkëlqyer dhe e di shumë mirë, që ajo grua është dashuria e jetës së tij, edhe pse shpesh e harron për shkak të sëmundjes së saj.

Ai përpiqet cdo ditë ti kujtojë dashurinë e tyre, martesën e tyre, familjen e tyre të bukur.

Jack Potter, çdo ditë i lexon ditarin, që vetë ajo ka shkruar me duart e saj, kur akoma ishte mirë dhe mbante shënim momentet më të bukura dhe romantike të historisë së tyre.

Jack që është 90 vjec, nuk e ka humbur për asnjë moment dashurinë e madhe për bashkëshorten, me të cilën u martuar 70 vjet më parë.

Ai cdo ditë shkon ta takojë atë në azilin ku ajo qëndron, në Rochester (New York) duke i hedhur njërën dorë në qafë dhe duke i lexuar cdo ditë fletë nga historia e jetës së tyre.

Nga fejesa në martesë, nga puthja e parë tek udhëtimi i parë së bashku, deri në lindjen e fëmijëve, të dy së bashku rijetojnë të përqafuar historinë e një dashurie të madhe. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: