Një tufë derrash të egër kanë “pushtuar”, autostradën A9 në qytetin Hof në Gjermani, duke shkaktuar kështu jetën e qytetarëve. Shoferi i makinës së parë që hasi tufën, raportohet të ketë goditur një derr të egër.

Kjo kafshë që peshon qindra kilogramë ka ngordhur, e nga goditja kapaku i motorit ka “fluturuar”, dhe se shoferi nuk kishte mundur ta shoh rrugën para tij, duke u përplasur me një bordurë betoni.

Sikur kjo të mos mjaftonte, një shofer tjetër përfundoi në trupin e kafshës duke e dëmtuar rëndë mjetin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: