AFRIKË E JUGUT

Në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, shtatë luanë janë vënë në ndjekje të një derri të egër. Derri i egër po pinte ujë, kur 7 luanë i afrohen në mënyrë tinzare.

Kur dy prej luanëve iu vërsulen, derri i egër eci aq shpejt, saqë i la ata shumë prapa. Luanët nuk kishin çfarë të bënin tjetër gjë, përpos se të tërhiqen, duke mbetur pa ushqim, shkruan “Daily Mail”.

Ishte një turiste amerikane e quajtur Dana Atkinson që filmoi këtë moment shumë interesant nga “bota e kafshëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb