Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar në emisionin e radhës zhdukjen e ish-këshilltarit të Dritan Prifti, Eduart Belegu. Zhdukja ka ndodhur në vitin 2010 dhe ende nuk dihet shumë mbi fatin e ish-këshilltarit.

Për të folur mbi këtë ngjarje, të ftuar në studio ishin gazetari Fredinand Dervishi dhe pedagogu i shkencave të kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Për Dervishin, hetimet për këtë ngjarje duheshin shtrirë më gjerë, e të hetoheshin të gjithë personat që kanë pasur lidhje të ngushtë me ish-biznesmenin.

Ndërsa për Karamuçon, Prokuroria duhet të merrte tabulantet telefonike të personave që kanë dalë në hetime, në mënyrë që të zbulonte detaje mbi të vërtetën e hidhur të Belegut.

Dervishi: Ka një pikëpyetje të madhe dhe kjo nuk dihet. A ka lidhje pronari i magazinave ku është parë për herë të fundit Belegu me ndonjë nga këta. A është vërtetuar nga prokuroria që pronari i magazinave të jetë kontaktuar nga personat e tjerë, që kanë pasur borxhe. Nëse këtu nuk ka vërtetë një lidhje nuk e shpërndaja shumë ngjarjen. Prokuroria duhet të bënte këtë që a ka lidhje mes personit që Belegu ka takuar për herë të fundit, sepse edhe sms është e vështirë, sepse tregohet që me sms shpëton dhe nga borxhi. Nëse prokuroria do të tregonte që ka pasur një lidhje këtu, është bërë një telefonatë.

Karamuço: Ajo që unë pash është diçka që ecën me një intuitë modeste. Ai ishte ortaku që u shfaq në fillim i vetmi person që i interesonte zhdukja e të ndjerit. Për sa kohë prokuroria nxjerr persona të tjerë, secili është person për t’u hetuar. Duhet t’i kontrollohej tabulantet. Mënyra se si ai është marrë rrëmbyer, kërkon një grup personash e këtë e nxjerrin shumë mirë tabulantet. Nuk e di qelizat e telefonisë së tyre ku kanë lëvizur, ku kanë qenë, qoftë edhe celularet e të ndjerit. Nuk e di nëse janë marrë në konsideratë këto nga ana e prokurorisë. Në këto raste krijohet një rreth personash të dyshuar dhe përdoret një strategji për të gjetur indice. Këto fillojnë më pas dhe filtrohen disa persona.

A mendoni se prokuroria kishte kohën e mjaftueshme për të hetuar këtë ngjarje?

Dervishi: Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet t’i kishte kushtuar më shumë vëmendje. Është e rëndësishme për ta marrë në analizë kur ndodh një ngjarje si kjo të lexohen argumentet e pas ngjarjes. Mua më rezulton se pas ngjarjes i vetmi person që ka dërguar një sms të dyshimtë është një person. Menjëherë sapo është bërë zhdukja e personit, mendohet se është marrë celulari dhe gruaja e Belegut thotë se sms nuk është dërguar nga im shoq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb