Kalidou Koulibaly po zhvillon një sezon fantastik tek Napoli, një lider i padiskutueshëm në formacionin e Sarri-t. Ish lojtari i Genk ka lindur në qytezën e Lorena në Francë. Koulibaly u bë i njohur tek skuadra e Metz në Ligue2, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e ekipeve të moshave në përfaqësuesen franceze.

Me sa duket edhe Didier Deschamps deri këtu e njeh historinë e Koulibaly, pasi trajneri i kombëtares transalpine vazhdon ta shoh mbrojtësin e Napolit si një alternativë të vlefshme për në “Euro 2016”: “Ndërmjet alternativave në mbrojtje janë edhe Mathieu i Barcelonës e Koulibaly i Napolit, është shprehur Deschamps.

Kjo është një gafë e madhe pasi trajneri i përfaqësueses franceze nuk e di që Koulibaly është pjesë e përfaqësueses së Senegalit. Kjo deklaratë e tij ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë në ironi ndaj Deschamps: “Patjetër mister, tani marrin edhe Higuain dhe zgjidhim problemin me sulmin”. “Me Koulibaly, Hazard dhe Aubameyang duhet ta fitojmë lehtësisht Evropianin”, ishin disa nga komentet me pikante që lexohej në faqe të ndryshme në internet.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb