Stoli i Francës mbetet gjithmonë objekt diskutimesh. Pavarësisht thashethemeve lart e poshtë, trajnerit Didier Deschamps iu besua drejtimi i skuadrës, të paktën për  Botërorin e Katarit.

Lajmet e fundit që mbërrijnë janë shumë të rëndësishme. Nëse Kombëtarja e “Gjelave”  arrin në gjysmëfinale duke mundur Anglinë të shtunën, tekniku aktual Deschamps do të ketë fjalën e fundit për të ardhmen e tij, duke vendosur vet nëse do të qëndrojë apo do t’i hapë krahun Zinedine Zidane. Kujtojmë që Zizou ka refuzuar disa skuadra, vetëm e vetëm që të ulet në pankinën e Kombëtares.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: