Njoftimi i Federatës Franceze të Futbollit, që konfirmoi Didier Deschamps si trajner deri në vitin 2026, ishte një “dush i ftohtë” për Zinedine Zidane, i cili shpresonte të merrte drejtimin e “Gjelave”.

Zidane i tha “jo” PSG-së pikërisht për këtë qëllim. Al Khelaïfi bëri të pamundurën për ta nënshkruar, por ish-trajneri i Real Madridit ishte shumë i qartë për kombëtaren francez. Megjithatë, Deschamps fitoi të drejtën për të rinovuar.

Në tetor 2022, pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, Zidane pranoi në RMC Sport se “ishte shumë pranë” rikthimit në stërvitje. Fjalët e tij të sinqerta u interpretuan si një deklaratë e qëllimit për të pasuar Deschamps në ekipin francez.

Megjithatë, diçka ndodhi gjatë Kupës së Botës. Zizou refuzoi të shkonte në finale, pasi u ftua në një fluturim zyrtar nga Federata dhe trajneri nuk shkoi në Lusail për të parë ndeshjen Argjentinë-Francë.

Kohët e fundit, sipas L’Equipe, ish-trajneri i Real Madrid duket se ka refuzuar një tjetër propozim nga ana e një kombëtareje tjetër. Këtë herë, oferta për Zidane ka ardhur nga Amerika, që është në kërkim të një trajneri tjetër pas skadencës së kontratës së Gregg Berhalter.

Megjithatë, për momentin, Zidane duket se e ka refuzuar. Një përgjigje negative që iu shtohet refuzimeve të tjera që ka bërë për stolin e Brazilit dhe Portugalisë. Në këtë pikë, është e mundur që Zizou të dëshirë të rikthehet në detyrë në drejtim të një klub.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb