Deschamps kundër Dembelè? Nuk është arritur deri te kundërshtitë direkte dhe të mirëfillta, port e konfirmimi i problematikës dhe te këshillimi, toleranca e ardhshme është në nivelet zero. Në lupën e trajnerit francez, Didier Deschamps është rikthyer personaliteti difektoz i dëshmuar sërish nga futbollisti i Barcelonës, Dembele, që në këto javë të fundit duket se ka humbur besimin edhe besimin e teknikut të katalanasve, Valverde. Dhe trajneri i kampionëve të botës nuk është aspak i kënaqur me sjelljen e talentit Dembele, të paktën sikurse raporton media spanjolle.

Ousmane Dembele është një prej çështjeve në konferencën për mediat të Didier Deschamps. Fundja, përbën objekt diskutimi, fillimisht për mungesën e profesionalizmit, që po detyron trajnerin e Barcelonës, Valverde që ta ndëshkojë. Në këtë optikë, Deschamps duket gati i dorëzuar: “I njoh shumë mirë justifikimet e tij. Ousmane ka zakonin që të jetë me vonesë, si me klubin e tij, ashtu edhe në kombëtaren franceze. Çfarë mund të them… nuk jam i vetmi! Mendoj se duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj detajeve që i përkasin përditshmërisë dhe sjelljes së një futbollisti të nivelit të lartë”.

“Është një futbollist i ri dhe nuk e humb shpresën se do të realizohet në të gjitha këto aspektet. Janë situate që priren të përsëriten, por sa më parë të evitohen, aq më mirë është për të gjithë. Nuk ndërhyj në ato që janë çështje dhe aktivitete të klubit, i përket çdo trajneri që të administrojë futbollistët në dispozicionin në mënyrën më të mirë që mendon”, deklaroi Deschamps në lidhje me problemet disiplinore të Dembele, të rishfaqura së fundmi edhe te Barcelona.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: