Botërori nga nesër futet në fazën më interesante të tij, atë me eliminim direkt. Një nga përballjet më interesante në 1/8 është Francë-Argjentinë, dy kombëtare të cilët kanë shkruar histori në këtë kompeticion.

Për sfidën ka folur sot trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps, i cili shprehet se i druhet Argjentinës por mbi të gjitha Lionel Messi-t: “Ai bën diferencën dhe ka një impakt të madh, mjafton të mendosh se sa shumë gola ka shënuar dhe për faktin se në një moment mund të vendosë fatin e një ndeshje.”

“Messi është unik, nuk mund të krahasohet me të tjerë. Messi është Messi. Shikoni numrat dhe statistikat e tij. Shpresojmë të arrijmë ta neutralizojmë, por e dimë se ai mund të bëjë diferencën edhe në hapësira të ngushta.

Ekipi i Argjentinës nuk është ndërtuar përreth Messit, por ai gjithsesi ka një impakt të madh. Argjentina ka edhe eksperiencën e stilit amerikano-latin, dua të them se janë luftëtarë. Do të përpiqemi t’i vështirësojmë jetën Messi-t”, deklaroi Deschamps.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb