Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar formacionet për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës, Kroacisë dhe Austrisë. Kjo është lista e plotë e “Bluve”, që sheh thirrjen e parë të mesfushorit që i skadon kontrata me Olympique Marseille, Boubacar Kamara.

Nga ana tjetër, jashtë kanë mbetur dy emra të mëdhenj të kombëtares transalpine, kampionë bote më 2018; Paul Pogba dhe Oliver Giroud. I pari ka luajtur pak te Manchester United, ndërkohë që duket i përfshirë ethshëm në merkato, pasi i skadon kontrata në “Old Trafford”.

Emri i tij po lakohet shumë te dy klube, PSG dhe Juventusi për vijimin e karrierës. Sa i takon Giroud, ai ka zhvilluar një sezon mbresëlënës me kuqezinjtë në Serie A, mund të shpallet kampion i Italisë këtë të diel, por nuk është në planet e trajnerit Deschamps.

Edhe pse nuk ka një “lamtumirë” zyrtare nga kombëtarja për sulmuesin veteran, duket se rikthimi i Karim Benzema e ka bërë të padobishëm më për “gjelat”.

Ja lista e plotë e kombëtares franceze për tri ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në qershor:

Portierë: Areola, Lloris, Maignan.

Mbrojtës: Clauss, Digne, L. Hernandez, T. Hernandez, Kimpembe, Koundé, Pavard, Saliba, Varane.

Mesfushorë: Guendouzi, B. Kamara, Kanté, Rabiot, Tchouameni.

Sulmues: Ben Yedder, Benzema, Coman, Diaby, Griezmann, Mbappé, Nkunku

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb