Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda i është përgjigjur Edi Ramës i cili e konsideroi atë ‘’Desdemonë’’ dhe jo alternativë.

Doda thotë se Rama është e keqe më e madhe se tërmeti dhe pandemia, por e siguron se më 25 prill do të jetë humbës.

Ajo shpreson që pas 25 prillit, Rama nuk do sjellë raportin mjekësor që është i papërgjegjshëm për veprimet sepse vuan nga patologji të rënda të trurit.

STATUSI NGA MESILA DODA
Llaxorja e lagjes hapi gojen… tani e paska zene edhe me grate… ne fakt per ty sdo harxhoja kohe te shkruaja as dy rreshta… nje langaraq burre si ty qe pergojon te madh e te vogel njerzit duhen vetem ta percmojne, por kryeministri i vendit tim qe sillet si me i fundit llafazan tavolinash meriton vetem dy fjale. Je i mjere o i zi… je i mjere se ke vetem nje mendim fiks ne koken tende… pushtetin. Dhe cilido qe eshte mes teje dhe pushtetit meriton te fyhet e pergojohet… je mjeran burre qe vendin e ke ne rrethin me te fundit te turpit te historise… kam nje lajm per ty. Une nuk marr persiper te lidh ty me zinxhire… eshte nje pune qe duhet ta beje Ofelia qe ke ne shtepi,… po marr persiper te kryej cdo akt ligjor qe ty te dergoje prapa hekurave per demin e madh qe i ke bere ketij vendi. Ti je nje e keqe me e madhe se termeti, me e madhe se pandemia, sepse je nje e keqe me vetdije por ke nje date limit sot… 25 prillin. Pas kesaj ti jo vetem do jesh humbes por do jesh pergjegjes per demet katastrofike qe ke sjelle ne kete vend. shpresoj fort qe ate dite nuk do na sjellesh raportin mjeksor qe je i papergjegjshem per veprimet e tua sepse vuan nga patologji te renda te trurit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb