Trajneri i kampionëve të botës, Didie Deshamp, vlerëson maksimialisht Shqipërinë dhe Edi Rejën, teksa ka ndjekur me kujdes ndryshime taktike në formacionin kuqezi. Sipas Deshamp, Franca duhet të gjejë hapësirat për të fituar dhe, ndonëse ka mungesa të rëndësishme në skuadër, nuk duhet të ekzistojë dyshimi për suksesin.

Çfarë mund të na thoni për kombëtaren e Shqipërisë?

Është një kombëtare që ka ndryshuar trajnerin. Edi Rejën e njoh mirë që në Itali. Shqipëria ka ndryshuar sistemin e lojës në qershor, me një mbrojtje me 3 futbollistë qendrore. Nuk dua të flas për lojtar të veçantë, por mund të ndalem te Mavraj, i cili është lideri i mbrojtjes. Ata ndoshta do të përdorin të njëjtin sistem kundër nesh. Asnjëherë nuk është e lehtë e të përballesh me një kundërshtar që rreshtohet në mbrojtje me 5-së futbollistë. Do të jetë e nevojshme të gjejmë hapësira, intervale, dhe të depërtojmë nëpërmjet levizshmërisë, goditjes dhe korrektësisë teknike. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi historia ka treguar se nuk kemi pasur ndeshje të lehta kundër Shqipërisë.

Me mungesat që keni në këtë grumbullim, keni frikë nga kjo ndeshje?

Jo, nuk kam frikë. Kemi shumë mungesa, por unë kam lojtarë të tjerë dhe do të sigurohemi të qëndrojmë konkurrues. Kemi humbur në Turqi, por kemi edhe 6 ndeshje. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Unë nuk do të kërkojë nga lojtarët që të bëjnë Kilian Mbapenë. Nuk ka profile të njëjta me të. Përveç, Guendouzit dhe Ikonesë, pjesa tjetër e njohin grupin, nuk ka asnjë të panjohur.

E konsideroni Shqipërisë si konkurrent në garën e kualifikimit?

Ata janë ende në garë. Duhet të besojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb