Didie Dëshamp ka mëdyshje të mëdha përpara takimit me Shqipërinë sesi ta rreshtojë Francën në “Air Albania Stadium”. “L’Equipe” raporton se trajneri transalpin nuk po duket i bindur që të zbatojë planin e tij fillestar.

Të shtunën në mbrëmje u krijua përshtypja se Franca do të luante me një 3-4-3, ku në qendër do të vendoseshin Varan, Lengle dhe Kimpembe. Krahët e mesfushës do të mbuloheshin nga Dybua nga e djathta dhe Mendi nga e majta ndërsa Toliso dhe Sisoko do të formonin digën e mesfushës. Më pas Kante, njeriu i kudondodhur që do ndihmojë dhe treshen e sulmit të përbërë nga Grizman, Mbape dhe Ben Jeder, me këtë të fundit që pritet të ketë një tjetër shans sot për të treguar vlerat.

Përpara se ekipi francez të largohej nga Klerfontena, kreu i FFF-së, Noel Lë Gre, u kishte dhënë një mesazh të qartë lojtarëve të tij. “Urime për kualifikimin, tani duhet ta mbyllni në vendin e parë”. Një mesazh i qartë i presidentit të federatës franceze, që pa kërkuar të ndërhyjë në zgjedhjet e trajnerit Dëshamp, ka kërkuar që “gjelat” të fitojë në Tiranë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb