Me shumë mundësi dëshira e Paul Pogba-s është bërë realitet.

Mesfushori francez i cili u ndëshkua me karton të kuq javën e kaluar kundër Arsenal shprehu dëshirën në fund të ndeshjes se priste që Manchester City-t t’i dëmtohej ndonjë nga lojtarët për derbin e së djelës.

“Shpresoi dhe është diçka jo e mirë të thuash të tilla gjëra, por shpresoi që City-t t’i dëmtohen disa lojtarë të rëndësishëm ashtu siç ka ndodhur me ne,”- u shpreh Pogba për BBc.

Pogba sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë dhe në dy ndeshjet kundër Neëcastle dhe Arsenal ka treguar një nivel të lartë futbolli duke u shndërruar edhe në hero. Mungesa e tij do të jetë shumë e rëndësishme për Mourinho-n.

Megjithatë, Pep Guardiola gjithashtu mund të ketë një mungesë të madhe. Ai ka konfirmuar se David Silva ka një ‘problem të vogël’ dhe ndodhta nuk do të mund të rikuperohet në kohë për derbin e Manchester-it.

Nuk përjashtohet mundësia se trajneri spanjoll mund t’a ketë si strategji këtë dhe tifozët e ekipeve janë të bindur se Silva do të jetë në fushë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb