Deputeti Luçiano Boçi është shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon që të kontrollojë median.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi deklaroi se Këshilli Drejtues i RTSH duhet të riformatohet, ndërsa kërkon që procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të RTSH, të konsiderohet nul.

“Dëshira e Ramës për të kontrolluar median nuk njeh kufi. Kërkesa jonë është që procesi të konsiderohet nul, të riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH. RTSH nuk duhet ti mbesë mazhorancës, por duhet ti kthehet publikut”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Boçi deklaroi se qytetarët shqiptarë janë grabitur nga qeveria.

“Qytetarët janë grabitur, ju flisni për miliona e miliarda, por i lini atyre zero. Milionat e miliardat i ndani vetë me klientët tuaj. Doni që korbit që keni në krye ti zbardhni pendët, por sot nuk ju shpëtojnë as fjalët e bukura për arsimit. Për dy vite dështuat mësimin online, keni shtuar klasat kolektive, keni shtuar mësimin me turne. Shumë fëmijë bëjnë orë të tëra rrugë për tu arsimuar. Keni goditur kombëtarizimin e arsimit. Flisni për filiale ndërkombëtare dhe Universitetet publike i keni kthyer në kolegje. Kryeministri që nuk di nga lidhet gomari e bën me qejf rolin e gomarit dhe bërtet. Mos u tregoni kaq hipokritë kur flisni për revolucione. Çdo vit me të njëjtin financim ju sot kërkoni rezultate të ndryshme. Revolucioni digjital do të kushtojnë aq sa kolltukët në Kryeministri. Për pagat e mësuesve që bërtet ministrja do të shpenzohen aq para sa Rama i harxhon për kostumet e tij”, tha më tej Boçi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: