Andre Onana është rikthyer në Kombëtaren e Kamerunit. Lajmin e ka dhënë vetë portieri i Manchester United, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Onana la në gjysmë aventurën e Botërorit të Katarit, pas një debati me trajnerin Song. Gjithsesi, gjithçka ka kaluar dhe “gardiani” do mund të kontribuojë sërish për vendin e tij.

“Në botën e futbollit, ashtu si në jetë, lindin momente përcaktuese, që kërkojnë zgjedhje vendimtare. Në muajt e fundit jam përballur me sprova të karakterizuara nga padrejtësi dhe manipulime, megjithatë, dashuria dhe lidhja ime mbetet e palëkundur me atdheun tim, Kamerunin, mbetet i paprekur. Dëshira ime për të përfaqësuar vendin tim nuk është lëkundur kurrë që nga rinia ime dhe kjo aspiratë mbetet pjesë e pandashme e identitetit tim.

Asgjë dhe askush nuk mund ta lëkundë këtë bindje. I përgjigjem thirrjes së kombit tim me siguri të palëkundur, i vetëdijshëm se kthimi im nuk është vetëm për të nderuar ëndrrën time, por edhe për t’iu përgjigjur pritjes dhe tifozëve kamerunas, të cilët meritojnë një ekip kombëtar që shkëlqen. Përballë manipulimeve dhe gënjeshtrave, unë zgjedh t’i qëndroj besnik idealit tim, duke përfaqësuar me krenari një vend që meriton angazhimin tonë të sinqertë.” – Shkruajti ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: