Akademiku Artan Fuga, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, ka sqaruar se për të, të pasurit dy shtete shqiptare në Ballkan është më mirë se të kemi një.

Ai shtoi se Shqipëria për momentin është duke u përballur me një problem të madh siç është ai i largimit të qytetarëve në emigrim, çka sipas tij vjen nga zbehja e vullnetit për të jetuar bashkë dhe identitet kombëtar.

“Sot kemi formimin dhe ndërgjegjen kombëtare, por kemi një rrjedhje masive të njerëzve që ikin në emigrim. Vullneti për të jetuar bashkë në një territor dhe nën një shtet të përbashkët është zbehur. Pra ndërgjegjja kombëtare ka luhatje nuk ndërtohet një herë e mirë.

Emigrimi problem i madh. Fakti që sot kemi media elektrike që hapin informacionin, lind një ndërgjegje kozmopolite dhe nëse nuk kemi strategji të duhura arsimore për të forcuar vëmendjen e shoqërisë, kjo ndërgjegje zbeh kombin.

E dyta ne kemi regjimin e vizave, problematik sepse as nuk lejon lëvizjen e lirë dhe e lejon vetëm për periudha të pakta.

Pastaj po e kalove ke tendencë të mos kthehesh sepse je i bllokuar.

Jemi në një situatë që kur rriten komunikimet, rriten shkëmbimet, një identitet kombëtar duhet të ketë rrënjë të forta.

Ne kemi një shtet kombëtar, kemi një ndërgjegje kombëtare që dikur kishte baza të forta dhe tani vullneti për të jetuar bashkë zbehet.

Kjo lidhet edhe me faktorin ekonomik. BE dhe Britania kërkojnë fuqi punëtore nga jashtë edhe pse politika e tyre me qëllime propagandistike pretendon të kundërtën.

Rinia shqiptare pompohet nga perëndimi, thithet për shkak se ekonomia jonë është e ndërtuar në të mënyrë që ka papunësi të lartë.

Fuga ka folur edhe në lidhje me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe mundësisë për të qenë bashkë.

Sipas tij, nuk kemi në kushtet që na intereson që shqiptarët të bashkohen dhe e njejta të ndodhë edhe me sllavët.

“Jemi në 110 vjetorin e themelimit të shtetit të pavarur shqiptar, që un e quaj modern shqiptar sepse të parë konsideroj atë të Skënderbeut, patriotet shqiptarë kanë luftuar që trojet e banuara me shqiptarë të jenë pjesë e shtetit, por që tashmë nuk i kemi pjesë tonën të shtetit tonë.

Në Kosovë kanë pasur tradicionalisht këtë ide të bashkimit. Rrethanat e sollën që mos krijohej një shtet i vetëm unitar por me çlirimin e Kosovës u krijuan 2 shtete.

2 shtete mendoj se janë më mirë se 1. e para sepse kemi 2 zëra në Ballkan. Shteti i sotëm , shtet i hapur pra dy shtetet nuk na pengojnë të kemi një hapësirë të përbashkët në fusha.

Edhe po të kishim një shtet mund të na ndodhnin të tilla gjëra ku elitat të përçaheshin siç e dimë që e kemi në politikat e dy vendeve.

Brenda dy shteteve mund të gëlojnë sythet e një hapësirë të përbashkët dhe këto kërkojnë politika të përbashkëta.

Mund të jenë dy shtete që me strategji e mençuri të shkojnë para ose mund të jetë një shtet dhe me strategji të gabuar njerëzit të largohen dhe asgjë të mos zhvillohet.

Klasa jonë politike ende nuk arrin ta kuptojë këtë.

Ne si shqiptarë nuk kemi interes të japim mesazhe si ato të mbledhjes së dy kuvendeve. Kjo krijo

Nuk kemi nevojë për një Ballkan ku shqiptarët bëhen bashkë dhe sllavët bëhen bashkë. Jemi në minorancë. Na intereson situata ku jemi tani, gjendje që aleatët tanë e kanë menduar si një gjë avantazhuese për ne. nuk kemi pse një mesazh të tillë.

E mendoj si një propagandë që nuk na sjell gjë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb