Ish-kapiteni legjendar i skuadrës së Romës, Francesco Totti, ka deklaruar se në kohën kur luante me skuadrën romane, ka dashur të transferojë dy lojtarë të mëdhenj.

Sipas tij, dy lojtarët që i ka patur me dëshirë të madhe t’i kishte në skuadër ishin Fenomeni Ronaldo dhe  ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç.

“E kam thënë gjithmonë se duhet të kesh kampionë në skuadër për të fituar. Unë shpresoja se Ronaldo, Ibrahimoviçin dhe të gjithë lojtarët më të mirë të botës do të vinin këtu. Jo vetëm lojtarët më të mirë në botë për fazën e sulmit, por edhe mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë, por, për fat të keq, ne kishim një limit, nuk kishim mundësi financiare të shpenzojmë para për këta kampionë”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb