Shkodran Mustafi nuk e ka më të sigurtë vendin e titullarit te Arsenal dhe më të dëgjuar dëshirën e Interit për t’a transferuar futbollisti i kombëtares gjermane doli hapur për rikthimin e tij në “Seria A” pasi më parë ka luajtur te Sampdoria.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, tregon se Mustafi ishte mbrojtësi i vetëm që donin të transferonin në ditët e fundit të merkatos por marrëveshja nuk u arrit për shkak të kërkesës së lartë të Arsenal, raporton “Daily Mail”.

Klubi italian kishte ofruar një huazim me shumën 5 mln euro me të drejtë blerje 25 mln euro me Juventus që gjithashtu ishte i interesuar për mbrojtësin, por Arsenal nuk donte të hiqte dorë pa 40 mln euro, afërsisht aq sa paguan verën e kaluar për ta transferuar në “Emirates”.

Por vera e Mustafit nuk përfundoi si ajo e Oxlade-Chamberlain, Szczesny, Gabriel dhe Gibbs të cilët arritën të arratiseshin nga “Emirates”. “Negociatat e vetme që kryem ishin për qendërmbrojtësin Shkodran Mustafi, por kur morëm vesh kërkesat e klubit të tij, e lamë,” shprehet Ausilio. Mustafi u transferua verën e kaluar nga Valencia, por nuk ka arritur të shkëlqejë me fanellën e klubit londinez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb