Viti 2019 hyri i përgjakur, me vajza e gra shqiptare të vrara nga dora e njerëzve të tyre më të afërt.

Një burrë në Ballsh vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij. Një shqiptar në Greqi vrau vajzën 28 vjece dhe e groposi ne oborr, ndërsa gjatë vitit që u mbyll u vranë 15 vajza e gra.

Pse burrat i vrasin gratë?

Detaje dhe dëshmi tronditëse nga vrasja e tmerrshme e 28 vjecares në Greqi nga babai i saj, ku nuk do të mungojne as fotot ekskluzive.

Sot në Dritare me Rudinën, një panel i përzgjedhur për t’iu drejtuar publikut shqiptar mbi situatën e rëndë të djhunës ndaj gruas në Shqipëri; Elvis Naci, Grida Duma, Julian Zyla, Gezim Tushi dhe Anila Hoxha.

Mos e humbisni sonte “Dritare me Rudinën”, në ora 21:00 në News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb