Temperaturë të lartë dhe ftohje. Kështu nisi karantina për Erikën, 26-vjeçaren nga Torino, që ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Ndonëse e detyruar të qëndrojë në izolim total në një lidhje direkte me emisionin “Pomeriggo Cinque”, e reja tregon frikën e dy ditëve të para dhe jetës së saj të mbyllur në shtëpi: “Tani kam vetëm ftohje dhe kollë. Dy ditët e para janë më të rëndat.

Si je?
Tani për tani më ka mbetur vetëm kolla dhe një ftohje Dy ditët e para kisha temperaturë të lartë dhe isha më keq. Tani jam në izolim, po ashtu edhe familja ime, por edhe kolegët

Pse e mban maskën?
Bashkëjetoj me të dashurin tim, pra ndajmë të njëjtën shtëpi

Çfarë ke përdorur?
Pasi dola pozitive mora një terapi me takipirinë dhe fluomicil dhe temperatura më ra. Do i nënshtrohem sërish analizave për të parë nëse vijoj ta kem virusin. Këshilloj për të gjithë të kenë kujdes!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb