Një dëshmi e kthyer në qendrën e ciklonit dhe do të tronditë botën e krimit. Me sa duket ka qenë pikërisht dëshmia e Nuredin Dumanit ajo që ka zbërthyer botën e nëndheshme të krimit në Shqipëri që solli sot një megaoperacion për goditjen e 8 grupeve kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Dhjetëra arrestime dhe po ashtu kontrolle për të goditur krimin e dhunshëm, siç e cilësoi kreu i SPAK Arben Kraja aktivitetin kriminal të këtyre grupeve ditën e sotme.

Nuredin Dumani
Nuredin Dumani

Por ndërsa më 27 prill gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Nuredin Dumani kishte marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, bashkë me mikun e tij Henrik Hoxhaj, SPAK e mohoi dhe doli me një deklaratë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri me dije se Nuredin Dumani nuk ka marrë statusin e të penduarit.

“Duke marrë shkas nga publikimet në media të ndryshme të lajmit se shtetasi Nuredin Dumani ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, informojmë opinionin publik se ky lajm nuk është i vërtetë.

Shtetasi Nuredin Dumani ka statusin procedural të të padnehurit në kuadër të çështjes penale që ndodhet për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, ku po gjykohet së bashku me të pandehurit Talo Çela, Enver Diva, Besmir Xhixha, Klevis Alla, Altin Ndoci, etj,

Gjithashtu , ky shtetas gëzon cilësinë edhe të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, lidhur me ngjarjen e datës 29.03.2022, ndodhur në Papër, Elbasan, ngjarje në të cilën ka mbetur i plagosur”, deklaronte SPAK më 27 prill.

Njoftimi I Spak, Mohon
Njoftimi I Spak, Mohon

Por sot, kreu i SPAK Arben Kraja i pyetur nga mediat nëse është i penduar i drejtësisë Nuredin Dumani, as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka konfirmuar. Ai tha se arrestimet janë bërë mbi bazë të provave të grumbulluara nga grupi hetimor.

“BalkanWeb” raportoi më 27 prill se me arrestimin e Dumanit dhe kthimin e tij në të penduarin e drejtësisë, hetimet pritet të marrin kthesë të forte dhe se ai pritej që të tregonte disa nga vrasjet më të bujshme.

“Dëshmitë e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj  dëshmitë përputhen dhe tashmë pritet që të hidhet dritë për shumë ngjarje kriminale në vend.

Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza, SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Dumani dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk”, raportoi në atë kohë Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb