Gjykata e Posaçme çeli procesin gjyqësor ndajnë Erion Alibej, Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit, i penduar i drejtësisë, të akuzuar për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, korrikun e vitit 2020 në Elbasan.

Sipas prokurorisë, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre është Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në masakrën e Bradasheshit.

Në kërkesën për prova, SPAK kërkoi pyetjen e 24 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të penduarit e drejtësisë në dosjen “Golden bullet”.

Avokatët e të pandehurve pretenduan mospërputhje të deklarimeve të të penduarve Halili dhe Hoxhaj e Dumani për të njëjtat episode kriminale. Prokurori i çështjes tha se i qëndronte deklarimeve të dhëna nga Euglen Halili, si më të sakta lidhur me çështjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb