TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër mesazh në faqen e tij në “Facebook”, ku supozohet se flet nëna e një prej grabitësve të arrestuar për vjedhjen e parave të 2 bankave në dy data të ndryshme, më 3 dhjetor 2015 si dhe e fundit më 9 shkurt 2017.

Në mesazhin e mbërritur në adresë të Berishës, nëna e të arrestuarit thotë se djalin e morën në telefon dhe ai iu tha vij vetë në komisariat, por policia nuk ka pranuar.

“Një dëshmi e re për shown policor!!
Ja çfarë dëshmon nëna e njërit prej Babagjyshave të bankave!!”, shkruan Berisha.
mesazhi i nenes

Mesazhi i ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha
“Kanë dijeni por nuk janë këta “Kokat”
Djalin tha e morën në tel
Dhe tha
Vij vetë në komisariat
Ata thanë jo jo
Vimë të marrim ne
Gjithçka për të bërë show policie
100 vet tha ndërkohë që ne në shpi ishim të gjithë duke parë tv”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: