TIRANË- Një replikë ka ndodhur mes Emiljano Shullazit të akuzuar për disa vepra penale, mes tyre për kërcënimin e rektorit të Tiranës dhe ish-rektorit Dhori Kule në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ndërsa ish-rektori Kule ka dëshmuar për kërcënimin e Mynyr Konit, Emiljano Shullazi ka folur duke e pyetur nëse i ngjan me ata që e kërcënuan.

Por Kule ka thënë se e ka parë shumë herë në TV dhe nuk e përcakton dot, duke mos drejtuar gishtin e akuzës drejtpërdrejt tek Shullazi.

Shullazi-Konit: A të ngjaj unë me ata që të kërcënuan?
Kule: Të kam parë aq shumë në TV sa nuk e përcaktoj dot.
Shullazi: Po mirë, pse u ndje i kërcënuar, unë i them 100 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb