TIRANË

Analisti Artur Zheji deklaroi në “Pikat mbi i” në News24 se dëshmia e Nuredin Dumanit mund të hapë kasaforta shumë sekrete, duke iu referuar çështjeve të rëndësishme.

Ndërkaq gazetarja Klodiana Lala foli për dy persona të tjerë të botës së krimit të vrarë në Belgjikë dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për të zbardhur shumë çështje.

Zheji: Ngelem te një analizë që mund të bëjë, te çelësi dhe te arma. Dumani si çelës për të hapur këto kasaforta shumë sekrete, ose që kanë qenë të mbyllura nën pagesë.

Lala: Nuredin Dumani është një vrasës gjakftohtë nuk ka kursyer askënd që i ka dalë përpara dhe ka marrë porosi dhe ka vrarë përfshirë dhe gra, pavarësisht se përpiqet të justifikohet. Patjetër që duke qenë i pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale si në Elbasan, Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë, bëhet fjalë për qytete ku krimi gëlon, padiskutim që mund të ketë informacione. Mbetet në nivelin e mesmë.
Në rastin e Skerdilajd Konomit, fakti që është bërë shpërthim me tritol është shumë e vështirë të gjenden prova në vendin e ngjarjes, por nëse hetohet në harmoni me ngjarje të tjera të rënda që kanë tronditur më pas qytetin e Durrësit, siç është rasti i Eison Harizajt, mund të ketë prova që mund të çojnë në zbardhjen e këtij krimi.
SPAK do duhet ta ketë Dumanin si çelësin më të rëndësishëm në dorën e saj. Dumani flet për 2 emra konkretë në botën e krimit, Arjan Spahiu që njihet si Arjani i Vogël, i cili është vrarë në Belgjikë dhe pas tij është vrarë në Belgjikë një prej njerëzve më të afërt të grupit Çapja, Bledar Muça. Autoritetet belge kanë arritur të zbërthejnë telefonat e këtyre personazheve. Nëse do të kryqëzohen të dhënat SPAK ka mundësinë e artë të hapë kasafortën dhe të shkojë deri në rangjet e larta të politikës.

Zheji: Kjo rastësi vjen si domosdoshmëri që këto organizata kriminale në Shqipëri dhe ndërthurja e tij me politikën të pësojë një goditje shumë të fortë.

Lala: Në momentin që preken rangje të rëndësishme të politikës dhe jeta e prokurorit mund të jetë e rrezikuar

Zheji: Ndonjëherë bëhen disa marrëveshje për të fshehur disa gjëra në emër të një presioni, por ajo është një marrëveshje e përkohshme, sepse në rastin më të parë do të jetë më i rrezikuar. Prokurorët duhet ta dinë se mënyra më e mirë është publikimi i sekreteve, jo të përdorura si armë, por si çelës. Mbajtja e këtyre sekreteve ua rrezikon të dytë dhe koha e ka treguar këtë.

Lala: Ndaj edhe Nuredin Dumani është një çelës dhe jo një armë. Mendoj që prokurorët e SPAK, kanë në duar mundësinë e tyre të artë jo vetëm për të goditur krimin e organizuar dhe për të shkëputur lidhjen me politikën por edhe për një mundësi më të mirë për vendin. Konfirmoj që Dumani ka folur për emra të caktuar të politikës dhe do të jem e kujdesshme për të qenë e balancuar. Sot ka një tendencë për zhvlerësuar dëshmitë e Nuredin Dumanit.

Besoni se mund të ndodhë vërtet hapja e një burgu të ri në Shqipëri?

Zheji: Duhet të ketë njerëz të rinj jo toka të reja. Pra nuk mendoj që shtimi i të burgosurve do të jepte më shumë paqe. Sado burgje të kemi i shndërrojmë në hotele me pesë yje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb