TIRANE- “Më hyri në banesë dhe më përdhunoi”. Kështu deklaroi përpara policisë në ambientet e komisariatit nr.1 një vajzë nga Tirana.

Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike vajza nuk ka dhënë shumë detaje për dhunuesin, 25-vjeçarin G.J., i shpallir tashmë në kërkim, veç faktit se e kishte të njohur.

Të njëtjat burime thonë se pritet që vajza t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekoligjor për të vërtetuar nëse është abuzuar apo jo prej të riut.

Sakaq, blutë e kryeqytetit po punojnë intensivisht për të kapur 25-vjeçarin e denoncuar, me qëllim që mes të dyve të bëhet një ballafaqim.

DENONCIMI
Një ditë më parë vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur ka shkuar pranë komisariatit nr.1 në kryeqytet dhe ka denoncuar të riun. Ajo ka pretenduar se djali që e njihte, i ka hyrë në banesë ndërsa ndodhej krejt e vetme dhe e ka përdhunuar. Policia ka referuar materialet për 25-vjeçarin dhe po punohet për arrestimin e tij, siç mëson BalkanWeb.

“Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J.,vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Punohet për kapjen e G.J. Neni 102 i Kodit Penal.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb