*Dëshmia me video për BalkanWeb: Sirianët të privilegjuar, ne shqiptarëve na trajtojnë si të ishim kafshë. Na fusin në salla si stalla

SUEDI-“Shqiptarët diskriminohen krahasuar me sirianët dhe afrikanët. Ne shqiptarëve na kanë futur në salla të mëdha pa kushtet minimale, kurse sirianët që kanë mbërritur këtu i kanë sistemuar në dhoma të veçanta me kushtet higjeno-sanitare”.
Kështu shprehet një lexuese e BalkanWeb që sjell dhe një video nga Borås, qytet afer Gothenburg në Suedi. Vajza e cila nuk pranon të identifikohet thotë se, shqiptarët azilkërkues në Suedi jetojnë aktualisht në gjendje të mjerueshme.

“Na trajtojnë si të ishim kafshë. Flemë në salla që janë si stalla dhe hamë pisllëqe. Dhe këtu dallojmë më sirianët dhe afrikanët. Ushqimi që hanë ata është ndryshe, ne na e paketojnë na e japin gati”.

Vajza me inicialet A.A thekson se në këtë kamp ndodhen 17 shqiptarë kurse sirianë janë 95 persona.
A.A thotë se shqiptarët nuk do të qëndrojnë gjatë në Suedi pasi synimi i tyre është Gjermania.
“Përse të rrimë këtu. Nuk na duan, por as në Shqipëri nuk kthehemi. Vuajtëm kaq shumë, më mirë sakrifikojmë për Gjermaninë. Ka shqiptarë që përditë udhëtojnë drejt Gjermanisë”, thotë vajza ndërsa sjell këto pamje nga kampi ku ndodhet aktualisht.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: