Në intervistën për “BalkanWeb” me gazetarin Erjon Skëndaj, prof.dr. Kara solli në vëmendje shumë operacioni të ndërlikuara të kryera prej tij, shumë prej tyre të klasifikuara si ndërhyrje inovative. Si një rast suksesi, kirurgu i njohur përmendi rastin e një të moshuare të operuar me një masë të madhe të tumorit në gji, e cila sot gëzon shëndet të plotë.
“Raste të tjera kemi patur plot, që vjen gjiri me krimba. Masa kur rri me plag, e infektuar, ajo zë krimba. Krimba edhe në sipërfaqe, dhe prap me parimet e kirurgjisë paliative , që është shumë e zhvilluar tashmë, ne e kemi pastruar e mjekuar, dhe nuk i kemi lënë. Kur nuk ka metastaza në distancë janë gjendje lokale të vështira, por prap i futemi.

Një operacion i rallë që kam kryer, është kur kam hequr gjirin bashkë me muskulin, dhe e kam mbuluar me një pjesë të barkut.Një operacion i rrallë që unë e kam kryer në Shqipëri.”- u shpreh Karaj, ndërsa tha se në operacionet e kryera, ka ndërhyrë me sukses edhe në rastet e shumë të moshuarëve, mbi 100 vjec. Ndër të tjera kirurgu i njohur foli edhe për një rast shumë të komplikuar, i cili u klasifikua ndër rastet e suksesshme botërore, e cila sot mbahet në Francë.
Kirurgu Karaj veçoi edhe rastet kur sëmundja është shumë e avancuar dhe nuk mund të ndërhyhet më, apo rastet kur mjekët vendosin për heqjen e gjirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb