Shqiptarja  34-vjeçare në dëshminë e saj për policinë zbulon detajet tronditëse të sulmit nga Dimitris Aspiotis, i ashtuquajturi  “përbindëshi  i Kavos” në Korfuz. Sipas emisionit “Me ty”, gruaja përshkruan makthin që 34-vjeçarja ka përjetuar në duart e 47 vjecarit në Korfuz, i cili  ka vuajtur dënimet me burg për përdhunim. “Ai më rrahu, abuzoi me egërsi, më bëri video dhe më kërcënoi të më vriste”, tha 34-vjeçarja shqiptare në një deklaratë. Duke folur në polici, dëshmia e saj është tronditëse. Sipas shfaqjes, i akuzuari u shfaq në shtëpinë ku ajo po qëndronte me partnerin e saj pasditen e 4 majit.

“Unë e kuptoj kush është ai sepse është mik me partnerin tim në Facebook. Unë nuk e doja atë burrë në shtëpinë time, sepse mësova se ai kishte përdhunuar dy gra angleze në të kaluarën , ” tha ajo.

” Unë isha në gjumë dhe papritmas u zgjova. Pashë  që partneri im nuk ishte ne shtëpi. Dikush  trokiti në derë kur e hapa pashë këtë person. U largua dhe pas pak u kthye përsëri.  Më tha se partneri im kishte pirë dhe ishte dehur dhe ne duhej të shkonim ta merrnim. Ne ecëm për një kohë të gjatë dhe ai më ndërroi rrugën duke me kaluar nga një rrugë e ndotur. Aty unë u tremba,  më nisi makthi dhe pyesja me vete  se ku shkonim.

“Në këtë moment më kapi për flokësh dhe më goditi disa herë në kokë” , tha ajo në dëshminë e saj për fillimin e sulmit nga 47-vjeçari. Mandej 34 vjecarja përshkroi se e coi në fshat në një kasolle dhe të nesërmen i akuzuari e përdhunoi egërsisht.

Duke folur në emisionin “Me ty”, avokati i 47-vjeçarit përcolli mendimin e të pandehurit se ai ishte i pafajshëm. 47-vjeçari pretendon se akti seksual ishte konsensual dhe se ai po ndiqet penalisht për të kaluarën e tij gjyqësore, si nga media greke ashtu edhe nga ajo britanike.

“Ai ka vuajtur dënimin e tij dhe po përpiqet të bëjë një fillim të ri,” tha avokati i 47-vjeçarit për klientin e tij.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb