SHKODËR- Një rrëfim tronditës, që shkon përtej imagjinatës është ai i personazhit në fjalë. Spartak Sofia, është një nga dëshmitarët që ka jetuar në Qendrën e fëmijës në Shkodër, ndërsa nxjerr një anë të errët të saj, ku sipas tij fëmijët aty dhunohen.

“Në atë qendër ka dhunë, na godisnin me shkopinj. E kam ende shenjën në kokë nga rrahja çnjerëzore”, tha deklaruar Sofia. 30-vjeçari nga qyteti i Shkodrës, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shtëpinë e Fëmijës rrëfen për ‘News 24’ se në atë jetimore ushtrohet dhunë ndërsa që në vogëli atij i ka mbetur shenja në kokë pas goditjes me shkop prej druri nga një punonjëse, e cila tashmë është në pension.

Spartaku tregon edhe një detaje shumë të rëndësishëm teksa thotë se në pjesën e pasme të institucionit është një tunel ku punonjëse i marrin fëmijët dhe pasi i fusin aty i godasin me çfarë të munden. Si Sparataku ka edhe shumë jetimë të cilët janë dhunuar në këtë jetimore të cilët për shkaqe të ndryshme heshtin pasi kanë frikë që të flasin.

Ditën e djeshme u arrestuan 5 persona, përfshi ish-drejtoreshën e qendrës së fëmijëve, pas zbulimit të një skandali ku 3 vajza të mitura u abuzuan seksualisht.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: