Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka hedhur poshtë mundësinë që ai të shkojë si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha thotë se procesi është politik dhe synon të ekzekutojë për herë të dytë Azem Hajdarin.

Më tej ai edhe për këtë çështje akuzon pikërisht kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit do të lirojë vrasësit e Azem Hajdarit, filluar me Jaho Salihin për shkak të qëllimeve elektorale para zgjedhjeve.

A është e nevojshme për t’u thirrur si dëshmitar në  Gjykatë?

Deklarata ime është bërë mbi bazën e dëshmive apo tregimeve që kam bërë, unë s’kam qenë dëshmitar okular, në vendin e ngjarjes. Por kam dëshmuar për prokurorët ndërkombëtarë. Ai gjyq është zhvilluar me prokurorë ndërkombëtarë. OSBE ka sjellë dy prokurorë të njohur në Tiranë. Vetëm hetimi i plotë, qeveria shqiptarë duhet të mbajë një hetim të plotë.

Unë çfarë më kishin thënë, persona të ndryshëm të cilët kishin parë ngjarjen apo kishin dëgjuar, unë ja paraqita me kërkesën e tij, ambasadorit. Ai ua dorëzoi prokurorëve ndërkombëtarë, dhe prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi i cili të nesërmen ua dorëzoi mediave.

Dëshmia e Zenel Nezës

Nuk kam asnjë lloj interesi në lidhje me një proces që kërkon çbërjen e nxjerrjen njëlloj si Dritan Dajti, e vrasës për qëllime politike nga Edi Rama.Në dijeninë time nga hetuesit a prokurorët Zenel Neza e ka deponimin e tij, është pyetur. Pra është proces për të çbërë.

A do të merrni pjesë si dëshmitar në proces?

Unë besoj se qartësova diçka, nuk marr pjesë në një proces që ekzekuton për së dyti Azem Hajdarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb