Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka miratuar sot planin e veprimit, ku gjatë javëve në vazhdim priten të thërriten dëshmitarë për të folur rreth kësaj tematike.

Pjesë e dëshmitarëve, janë edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili aktualisht ndodhet në betejë me drejtësisë. Deputetja Jorida Tabaku, në cilësinë e kryetares së komisionit tha se shkresën ia ka dërguar, por nuk dihet nëse do të jetë apo jo i pranishëm.

Ajo gjithashtu tha se tre personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto, Klodian Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, nuk dihej ku t’i dërgohej shkresa, e kësisoj këto emra janë zëvendësuar me administratorët e incemeratorëve.

“Unë nuk dua të bëj politikë, boll kam bërë. Sot lajmi i mirë të mbetet thërritja e dëshmitarëve. Dua të bëj një sqarim, pjesë e listës së dëshmitarëve është Lefter Koka. Ai është përpara derjtësisë, nuk besoj do të jetë e mundur të thërrasim atë, ne do e dërgojmë shkresën. Janë edhe tre persona të shpallur në kërkim, Klodian Zoto, Klodian Mirel Mërtiri, Stela Gugallja. Për të tre nuk dim ku t’i dërgojmë shkresat, por zonja Zhupa tha t’ia dërgojmë administratorëve dhe ne ato i kemi zëvendësuar”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb