TIRANË

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur sot dëshmia e motrës së dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani të vrara më 31 dhjetor nga Përparim Ademi.

Anxhela ka qenë dëshmitare ditën e ngjarjes, ku bashkë me djalin e viktimës kishin qëndruar në dhomë. Ajo tha se kishin parë Përparimin me armë në dorë të mbështetur poshtë mjekrës dhe se kishin kujtuar se kishte vrarë veten.

Sipas saj akuzat për trafik fëmijësh e prostitucion janë të pavërteta.

“Në momentin që ndodhi krimi kam qenë në dhomën e gjumit bashkë me nipin. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, brenda 10 minutash.
Me sa dëgjova ka rënë zilja dhe është folur diçka shumë e shkurtër. Më duket se kanë thënë që të sqarohemi. Pastaj është dëgjuar breshëria. Nga vrima e çelësit pamë që e kishte vendosur armën poshtë mjekrës. Dëgjuam pse tre vite, ikën këto tre vite…
Kujtuam se vrau veten, por kishte qëlluar në tavan. Për fat të keq i është dridhur dora dhe ka qëlluar në tavan.
Jam rritur në fshatin Sos sepse nuk e dija që kisha motra me baba tjetër. Nëna nuk na kishte thënë. Unë kam ardhur në këtë shtëpi për të kërkuar motrat e mia dhe këtu jam njohur me Kriston.
Kam pasur kontakte me motrat më pas nga data 25 kanë nisur konfliktet, motrat u ftohën, nuk komunikonin më.
Nuk kam dëgjuar ngjarje trafikimi, prostitucioni. Mendoj se ata kërkojnë një pjesë këtu në shtëpi, mendoj se kanë një të drejtë në shtëpi.
Nuk e di se përse thotë ashtu. Nuk di më shumë.
Pse përparimi kaloi në këtë veprim ekstrem, çfarë ndodhi mes tyre?
Unë kam marrë vesh kohët e fundit, nga data 28-29 që motra e vogël Zhaneta kishte filluar një lidhje në punën e saj me një djalë më të ri dhe kjo gjë ka shkaktuar acarime mes Përparimit dhe Zhanetës.
Anxhelo, djali i Zhanetës i ka treguar çfarë po ndodhte më mamanë e tij. Kjo gjë i ka acaruar. Përparimi ka shkuar duke i kërkuar llogari”, tha Anxhela.

Ajo shtoi se pak ditë para ngjarjes kishte pasur një festë në shtëpinë e motrave të saj ku Përparimi nuk ishte ftuar dhe për këtë arsye kishte pasur dhe debate.

“Kjo ka ndodhur më 25 dhjetor kur motra ime kishte festën e emrit, dhe kishte ftuar disa të afërm, miq të vëllait dhe Përparimi nuk ishte ftuar. Ai është acaruar nga kjo gjë, ka ardhur pa ftuar. Motrat u acaruan pse erdhi dhe e përzunë.

Mua në fillim nuk më ka pëlqyer një gjë e tillë. Nuk u ndjeva mirë që ishte një histori e ngatërruar dhe kisha njohur Kriston që motrat e mia ishin lidhur me të atin e tyre dhe unë këtej Kriston e doja.

Në fillim nuk e kanë pranuar lidhjen tonë motrat e mia por këmbëngulja jonë bënë që ato ta pranonin lidhjen tonë. Pastaj ishin ato që na shtynin në lidhjen tonë se e donin shumë Kriston. I hedh poshtë akuzat, do kishte dalë diçka”, deklaroi Anxhela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb