Pikërisht një javë pas njoftimit të dorëheqjes së tij nga shefi i qeverisë, por edhe i Partisë Socialdemokrate (LSDM), për shkak të humbjes së madhe në zgjedhjet e fundit komunale, Zaev në një deklaratë në rrjetet sociale shprehet se Mickowski, Apasiev dhe Gruevski nuk do të kthehen të qeverisin vendin.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të një kërcënimi për Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, një shoqëri të përbashkët dhe të barabartë, paqe civile në vend dhe marrëdhënie të mira me fqinjët tanë. Qytetarët, demokratët, luftëtarët nuk do të lejojnë që Mickowski, Apasiev dhe Gruevski të marrin pushtetin dhe të shkatërrojnë vendin përsëri”- tha ai.

 

Bosnie

 

Mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Zaef, sot në ora 14:30, VMRO-DPMNE ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Shkupit, Talat Xhaferi. Të dielën, lideri i VMRO-DPMNE-së, Christian Mickoski, i kishte kërkuar Zaevit dorëheqje nga Qeveria, në të kundërtën do të kishte bërë mocion mosbesimi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: