DIBER-Një dëshmi vjen në postën elektronike të faqes në Facebook, BalkanWeb, ku nje person shkruan se helikopteri ushtarak është parë sot në mesditë të fluturojë në territorin e Dibrës në një distancë shumë të ulët. Madje lexuesi i BalkanWeb shkruan se, aq pranë sa fuluturoi helikopteri, u dyshua se mos po ulej në ndonjë zonë të Maqellarës.
“Helikopteri eshtë pare dhe ne territorin e Dibres ne nje distance shume te afert me token dhe menduam mos ka destinacion Maqellaren per ndonje ngjarje”.
Po kështu një lexues tjetër shkruan se helikopteri është parë të fluturojë shumë pranë çative të shtëpive në Dibër, duke marrë drejtimin për në Kukës.
“Pershendetje BalkanWeb”
Po flisja me dajen tim ne telefon kur me tregoi per kete helikopterin. Eshte pare ne disa fshatra te Dibres. Duke shkuar ne drejtim te Kuksit. Esht pare duke fluturuar siper cative te shtëpive. Per pak sa nuk ka prek disa nga catite e disa shtepive…”

Ndërkohë një tjetër lexues shkruan:
‘Përshëndetje BalkanWeb, helikopteri i rrëzuar në Shkodër ka fluturuar mbi territorin e njësisë administrative Bushtricë, bashkia Kukës rreth orës 13:15 dhe ishte shumë poshtë, sa menduam se do ulej në qendër të komunës. Më pas menduam se po bënin përgatitje në kuadër të samitit të NATO-s, deri sa mësuam për rrëzimin e tij. Helikopteri erdhi nga Dibra dhe ka fluturuar në drejtim të qytetit të Kukësit.’

Nuk dihet nese helikopteri ka pasur ndonje difekt.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: