Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se nuk ka asnjë provë dhe fakt kundër tij që të rrezikonte burgun me rikthimin e çështjes ‘Babale’ sërish për gjykim.

Në një lidhje përmes skype për ‘Open’ në “News24′ demokrati tha se dosja në fjalë është nxjerrë vetëm 5 ditë më parë nga arkiva.

Në lidhje me skandalin e 4 viteve më parë që trazoi politikën shqiptare gjykata po gjykon për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim deputetin Demokrat Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi, të cilët janë dënuar përkatësisht ne 1 vit burg dhe 100 orë pune në shërbim publik.

Salianji: S’kam bërë asnjë deklaratë që ta anatemojë këtë proces. Gjykata e ka shplurosur, e ka nxjerrë dosjen shumë kohë më përpara. Është nxjerrë qëllimisht. 5 ditë më parë është nxjerrë dhe është vendosur që të gjykohej në datën e sotme. Të lë të dyshosh që ka një nxitje. Isha i vetmi aty. Nuk ishte asnjë person tjetër. Dëshmitari i sajuar, për herë të parë që e dëgjova, e pranonte burgun me qejf, pasi kishte marrë atë që donte. Nuk kishte pjesëtarë të tjerë. Nuk ishte një gjyqtar për shkak të arsyeje shëndetësore. Nuk kishte avokat për shkak të hartës gjyqësore. Ka pasur disa rrethana. Shplurosja varet nga një person, ndërkohë gjithë këto të tjerat s’janë në kontroll të sistemit. Ajo që më erdhi mirë sot dhe në seancat, kudo që të jetë, shpresoj që të jetë në datë 18 dhe të kryhet procesi, shpresoj që të jenë mediat aty. Përveçse Prokuroria nuk provon dot fajësinë time, pasi është ky personazhi aty që se kam takuar kurrë, ai ka kontakte me policë, drejtorë policie, por jo me mua, e bënë të dyshimtë. Është kaq e vështirë, nëse do të ishte sajim, kur thotë gazetari, apo dhe i ‘penduari i drejtësisë’ sipas qelizave të kompanisë telefonike, ndodhën në të njëjtin orar kur ishte në lokalin e vëllait të Xhafajt.

Ke frikë se vendimi i shkallës së parë ekzekutohet? A shkon në burg, drejtpërdrejtë?
Po i bie rrotull; S’ka asnjë prove dhe fakt që mund të ndodh kjo. Në gjykatën e shkallës së parë ka ndodhur se një gjyqtar është tërhequr nga sistemi i drejtësisë dhe për shkak të miqësisë me ish-ministrin e brendshëm. Ata përmes përgjimeve kishin rënë në grackë. S’ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Unë po provoj me detyrim para publikut, se nuk e kam para gjykatës, po provoj para qytetarëve. Si nuk ka gjetur një provë prokuroria?

Keni besim te drejtësia?
Kam shkuar dhe po pres. Shumë çështjes të së njëjtës gjyqtare kanë deri në 2017 që presin. jam me fat, do e them me ironi dhe drejtpërdrejtë. Kam besim te drejtësia nëse ata prokurorë dhe gjyqtarë do të ishin të pastër te firmat e vettingut. Jam një nga ata që e kam votuar komisionin e Vettingut. Shumë mirë që ONM të jetë aty, pavarësisht elementeve dhe përpjekjeve që bënë qeveria për të kapur dhe ky personazh që është mbajtur si ‘babai i reformës në drejtësi’ s’kalon dot përtej. Ata kanë qenë aq të korruptuar dhe të kapur, sa nuk kanë kaluar dot.

Keni ndjerë presion?
Nuk ndodh kjo. Të paktën me mua jo. As do të guxojnë! Gjyqi mbaron shumë shpejt. Seancat në Apel janë të shpejta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb